Përfundon projekti për përforcim të kapaciteteve administrative për mjedis jetësor

20.07.2016 11:03

Me prezantim të rezultateve sot në Shkup zyrtarisht do të mbyllet projekti....

Me prezantim të rezultateve sot në Shkup zyrtarisht do të mbyllet projekti "Përforcim i kapacitetit administrativ për zbatim të legjislacionit për mjedis jetësor në nivel qendror dhe lokal" që e realizon Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje financiare nga BE­ja përmes fondeve IPA.

Në ngjarje fjalime përshëndetëse do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor Firus Memed, Martin Klauke nga Delegacioni i BE­së në Maqedoni, ambasadori spanjoll Ramon Karansa dhe Peter Verhejen nga Ambasada e Holandës në Maqedoni. (mia.mk)