Aksident i ri në Francën jugore

20.07.2016 13:29

Një grua dhe tre vajzat e saj janë qëlluar me thikë nga një 37-vjeçar...

Një grua dhe tre vajzat e saj janë qëlluar me thikë nga një 37-vjeçar në një park pushimi në jug të Francës.

Zyrtarët nuk i kanë sqaruar ende arsyet e gjestit ekstrem, por mediat vendase thonë se agresori, i cili e ka sulmuar familjen në kohën që po hante mëngjes, ishte i bezdisur nga fakti që asnjëra prej tyre, sipas tij, nuk ishte e veshur mjaftueshëm.

Burri, i identifikuar si Mohamed Boufarkouch, qëndronte në kabinën ngjitur me atë të viktimave të tij, ku qëndronte me të shoqen dhe dy fëmijët e vet. 37-vjeçari, i vënë në pranga nga policia, është lindur në Marok dhe aktualisht jeton në Velines të Francës.

Pas sulmit, ai mësohet të ketë tentuar largimin, duke lënë prapa familjen e vet, ndërsa e shoqja qante me të madhe. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, në dosjet e së cilës figuronte prej të paktën 15 vitesh.