Takimi Ademi-Lajçak, zgjidhja e krizës politike në RM në fokusin e bisedës
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në takimin e tij në...

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në takimin e tij në Bratislavë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, si dhe gjendjen aktuale politike në vend.
Maqedonia duhet të trajtohet si pjesë e hartës politike të Bashkimit Europian për arsye ekonomike dhe gjeopolitike, i rëndësishëm për ruajtjen stabilitetit në Europën Juglindore.
“E informova ministrin Lajcak për situatën politike në vend dhe për statusin e negociatave të katër partive politike që po zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së dhe ShBA-ve. Theksova se presim zhvillime pozitive, zgjidhje të krizës politike dhe me këtë kthim në agjendën reformuese të lidhur me BE-në”- deklaroi zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.
Mistri Lajçak tha se edhe përkundër situatës së vështirë në të cilën gjendet Bashkimi Europian në këtë periudhë, procesi i zgjerimit mbetet prioritet, por në konkurrencë me çështjet tjera aktuale brengosëse.
Ai theksoi se për Maqedoninë parakushti kryesor për hapërimin pozitiv, i cili është urgjent, përfshin zgjidhjen përfundimtare të krizës politike, zbatimin e zgjedhjeve të besueshme, fer dhe inkluzive, mbështetjen e punës së Prokurorit Special Publik dhe zbatimin e plotë të reformave urgjente prioritare.
Duke pasur parasysh të gjitha këto parakushte, ministri Lajçak theksoi se mbajtja e rekomandimit për fillimin e negociatave aderuese është në duart tona. (Besim Abdullai, TVM2)
