Liverpool me transferim të ri
20.07.2016 14:49
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Ragnar Klavan nga Augsburg...

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Ragnar Klavan nga Augsburg në kontratë trevjeçare.
30-vjeçari kushtoi 4.2 milionë euro dhe pritet t’i bashkohet ekipit në përgatitje për sezonin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qendërmbrojtësi me përvojë është transferuar nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp për të shërbyer mbulesë për dyshen Mamadou Sakho dhe Joe Gomez, që do të mungojnë në fillim të sezonit për shkak të lëndimeve.
Kapiteni i Estonisë është bërë përforcimi i pestë i Liverpoolit gjatë këtij afati kalimtar të verës, i treti nga Bundesliga pas emërimit të Kloppit në postin e menaxherit në Anfield.
