Vritet në Kiev gazetari bjellorus, i vendosin eksploziv në makinë

20.07.2016 15:06

Gazetari i mirënjohur rus për raportimet e tij në lidhje me marrëdhëniet Rusi-Ukrainë....

Gazetari i mirënjohur rus për raportimet e tij në lidhje me marrëdhëniet Rusi-Ukrainë, Pavel Sheremet, është ndarë nga jeta pas një sulmi me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Kievit. Sheremet shquhej për gazetari disidente dhe ishte burgosur në vitin 1997 për shkak të profesionit.

Makina e tij ishte e përfshirë tërësisht nga flakët. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndonëse pista më e mundur duket ajo e goditjes për shkak të detyrës. Mbi ngjarjen ka reaguar menjëherë edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për shkaqet e sulmit. Automjeti që u hodh në erë ishte në pronësi të pronares së gazetës ku punonte gazetari Sheremet.