PSP merr në pyetje kryetarin e Manastirit
20.07.2016 15:54
Prokuroria Speciale sot ka marrë në pyetje kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleskin...

Prokuroria Speciale sot ka marrë në pyetje kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleskin, i cili është dyshuari kryesor për rastin “Transportuesi”.
Taleski në Prokurorinë Speciale është paraqitur në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, Nikolla Dodevski.
Para se të hyjë në ndërtesën e PSP-së, Taleski është kthyer kah gazetarët dhe në pyetjen “A ndjehet fajtor?”, ai vetëm ka buzëqeshur, pa thënë asnjë fjalë.
