Shkarkohet drejtori i DSK-së, Goran Grujoski
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se prej sot është shkarkuar nga detyra e tij....

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se prej sot është shkarkuar nga detyra e tij si drejtor i DSK-së Goran Grujoski, duke mos dhënë detaje të tjera se cili do të jetë funksioni i tij në të ardhmen.
Goran Grujoski është i dyshuari i parë në rastin “Kështjella” nga ana e Prokurorisë Speciale. Edhe ministri i resorit, Çavkov, e ka konfirmuar rastin, duke thënë vetëm që akti është bërë në suaza të ligjit.
Grujovski në fillim të kësaj jave ka ndërprerë pushimin mjekësor dhe është kthyer në punë. Tani për tani akoma nuk ka person tjetër të emëruar në vendin e drejtorit të DSK-së.
Prokuroria Speciale e Katica Janevës para do kohe hapi lëndën “Kështjella” për të hetuar shkatërrimin e aparaturës së përgjimeve, që janë bërë në mënyrë jolegale, me vlerë prej 10 milionë euro, ku janë të dyshuar katër persona, në mesin e tyre edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
