Tiranë, reformat në drejtësi nesër para deputetëve
Reforma për drejtësi do të marrë nesër votat pro të shumicës së deputetëve në parlamentin shqiptar....

Kryetari i opozitës shqiptare, i cili deri tani ka kundërshtuar me forcë, dha sot lajmin e mirë se beteja e demokratëve u fitua: “ndërkombëtarët nuk do të kenë rol vendimmarrës, por vetëm rekomandues në reformën në drejtësi. Si pasojë, demokratët do të bashkojnë votat me socialistët dhe deputetët e tjerë për ta miratuar këtë reformë të shumëdiskutuar”.
Më herët, kryeministri, Edi Rama, dha këtë opsion për reformën: “o do votohet, o do votohet”.
Këtë të enjte, në orën 10, do të futet për votim projektligji i reformës në drejtësi, që prek dhjetëra nene të Kushtetutës shqiptare. Me miratimin e saj pritet të luftohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe i gjyqtarëve e prokurorëve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
