Partizani përball Ferencvarosh, për një bilet më tutje në LKE

20.07.2016 16:38

Partizani përballet sot ne orën 19-30 ne takimin e dyte te vlefshëm...

Partizani përballet sot ne orën 19-30 ne takimin e dyte te vlefshëm per turin e dyte eliminator te Ligës së Kampionëve.

Ne Budapest, te kuqte do te përballen me vendasit e Ferencvarosh.Skuadra e Sormanit ka nje detyre te vështire per te arritur kualifikimin pas barazimit ne takimin e pare ne Elbasan me rezultatin 1-1.

Ketë fakt nuk e ka fshehur edhe tekniku italian i Partizanit Sormani, i cili ka deklaruar ne konferencën e fundit per shtyp se luajnë përballe nje ekipi me tradite, ndërsa ka probleme me te paktën 4 lojtare.

Nga ana tjetër, ashtu si në ndeshjen e parë, te Ferencvaroshi, Doll do t’I besojë sërish lojtarëve të tij me eksperiencë, mbi të gjithë veteranit Zoltan Gera, që do të zbresë sërish në fushë nga minuta e parë.

Ne rast se do te kualifikohen te kuqte do te ndeshen ne turin tjetër me austriaket e Salcburg, qe ditën e djeshme munden Liepaja 2-0.