Maqedoni

Aksioni policor “Ujku”, arrestohen 19 persona, pesë prej tyre policë

20.07.2016 16:50

Gjatë aksionit policor “Ujku” janë arrestuar 19 persona, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për gjetjen e tre personave të tjerë...

Gjatë aksionit policor “Ujku” janë arrestuar 19 persona, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për gjetjen e tre personave të tjerë, ku njeri llogaritet të jetë jashtë Maqedonisë.
 
Ministri Çavkov njoftoi se janë kryer bastisje në 24 lokacione, në Veles, Negotinë, Gjevgjeli dhe Shkup, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: bashkim kriminel, grabitje, paraqitje me identitet mashtrues, prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope, kontrabandim me emigrantë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. 
 
“Nga të arrestuarit, pesë janë policë dhe të gjithë të SPB Veles, dhe një prej tyre është komandant asistent. Hetimi ende vazhdon. Organizatorët e grupit kriminal janë tre persona nga Velesi, njëri prej tyre punonjës në SPB Veles. Grupi filloi të veprojë që nga fillimi i 2015-tës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Policët kontaktet dhe veprimet gjatë kryerjes së veprave penale i kanë kryer edhe gjatë orarit të punës”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
 
Sipas ministrit, grupi kriminel ka marrë pjesë edhe në shumë ngjarje tjera penale. Ky grup ka organizuar transport për rreth 559 emigrantë. 
 
“Dy nga gjithsej tre organizatorët e grupit kriminal kanë qenë organizatorë edhe të grabitjes që ka ndodhur në Veles, më 08.02.2016, në “Stopanska Bankë”, në të cilën u vodhën 4 milionë denarë. Gjithashtu i pari i lajmëruar, 35 vjeçari nga Velesi, në territoret e Velesit dhe Shtipit më shumë se një vit ka organizuar rrjet më të madh të shpërndarësve të drogës. I lajmëruari i parë drogën– kryesisht marihuanë,- e ka marrë nga Shqipëria ose Shkupi dhe e ka dorëzuar te përfaqësuesit e tjerë të grupit,  të cilët nëpërmjet ndërmjetësuesve e kanë shpërndarë”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.      
 
Gjatë bastisjeve janë gjetur pistoleta, bombë dore, pistoleta automatike, blues të marihuanës, municion për armë zjarri, dokument zyrtar, fatura për akte gjyqësore për kryerje të dokumentacioneve etj.
 
SANIJE DURAKU