Maqedoni

LSDM me akuzë të re: Qeveria rrit borxhin publik

20.07.2016 17:18

Partia opozitare e LSDM-së sot akuzoi Qeverinë, në krye me Nikolla Gruevskin, për lëshimin e euroobligacionit në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 450 milionë euro...

Kryetari i Komitetit të financave nga radhët e LSDM-së, Kire Naumov, thotë që nuk është kundër instrumenteve financiare për të plotësuar deficitin buxhetor, por kundër keqpërdorimit të fondeve që në të ardhmen do të shkaktojnë problem për gjeneratat e reja.
 
“Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij sot joligjërisht e lëshuan fletobligacionin në vlerë prej 450 milionë euro dhe paralajmërojmë që do te këtë përgjegjësi. Me lëshimin e këtij obligacioni, borxhi publik është rritur mbi  3 miliardë euro, dhe nga dje borxhi është në nivel historik me pothuajse  5 miliardë euro, apo mbi 50 për qind e bruto prodhimit vendor”,- deklaroi kryetari i Komitetit të Partisë së Financave, Kire Naumov.
 
Euroobligacioni në vlerë prej 450 milionë euro së bashku me interesin qytetarëve do t’ju kushtojë plot 627 milionë euro.
 
Nga LSDM paralajmërojnë se do të mundohen me të gjithë mekanizmat e saj të ndalojnë shpenzimin e këtyre mjeteve në mënyrë joproduktive, me çka qeveria mund të zhgënjejë qytetarët.
 
Ky është euroobligacioni i tretë për vetëm 24 muaj. 
 
GAZMEND REXHEPI