Maqedoni
“Përzhina”, arrihet marrëveshja për tejkalimin e krizës
20.07.2016 18:32
Katër partite politike më të mëdha në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike...

Katër partite politike më të mëdha në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike e cila një kohë të gjatë ishte prezente në vend.
Kjo marëveshje parasheh modalitetet e pastrimit të listës zgjedhore, reformat në media dhe kompetencat e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Pas takimit të sotëm në Perzhinë i ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan Jes Bejli, dhe ambasadori i BE-së partite janë dakorduar që njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të ketë qeveri teknike, dhe ligji i ri për MPB-në të pezullohet deri me 1 janar të 2017.
Ambasadori Bejli shpreson se me këtë marëveshje do të vendosen binaret drejt rrugës së duhur për zgjedhje korekte dhe të pranushme për të gjitha palët.
“Partitë arritën marrëveshje një vit pas marrëveshjes së korrikut të kaluar, për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Përzhinës. Ne shpresojmë se kjo Marrëveshje do ta trasojë rrugën për zgjedhje të besueshme, në të cilat do të marrin pjesë të gjithë, dhe do të njihen nga të gjitha palët. Marrëveshja që arritën katër partitë përfshin pastrimin e listës zgjedhore, hapa për sigurimin e një raportimi të balancuar, marrëveshje për qeverinë që do të formohet 100 ditë përpara zgjedhjeve sidomos Ministrinë e brendshme”, shprehet ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli.
Sipas përfaqësuesit të BDI-së Artan Grubi proceset eurointegruese si dhe implementimi ë plotë i MO-së mbeten prioritet i përfshirë në këtë marëveshje, ndërkohë që për PDSH-në përgjegjësia e kësaj mareveshje mbetet tek tre partitë pjesëmarëse në qeverinë kalimtare në të cilën PDSH nuk do të jetë pjesë e saj.
“4 partitë më të mëdha në vend u dakorduan që të fillojë një proces të përmbushjes së kushteve të mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe gjithpërfshirese mbrenda këtij viti, ky proces do të zgjatë diku rreth 40 ditë nga dita e sotme, pas të cilës liderët e katër partive do të mblidhen në fund të gushtit dhe do të vlerësojnë a janë përmbushur kushtet apo jo me crast do ta përcaktojnë datën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe data e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë vitit 2016 mbetet vetëm 11 dhjetori i këtij viti. Për herë të parë që nga pavarsia e Maqedonisë në periudhën pas përfundimit të mandatit të qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve ministria e punëve të mbrendshme do të jetë një shqiptarë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të del nga rezultatet e zgjedhjeve me 11 dhjetore në qoftë se mbahen ato”, shprehet përfaqësuesi i BDI-se Artan Grubi.
“Garanca të forta të faktorit ndërkombëtar për organizim të zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike ishin qëllimi kyç i Partisë Demokratike Shqiptare që deshti të arijë, dhe kjo u arrit. Ne jemi krah për krah me faktrorin ndërkombëtar, për sa i përket parandalimit një herë e përgjithmonë manipulimeve të zgjedhjeve, falsifikimit të votës shqiptare. Parandaluam fshirjen masive të shqiptarëve nga lista zgjedhore. Nuk pranuam ftesën për bashkqeverisje me tre partitë e tjera politike për shkaqe parimore. Tre partitë politike që do të bashkëqeverisin në 100 ditë para zgjedhjeve, do të mbajnë përgjegjësinë kryesore për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, shprehet përfaqësuesi i PDSH-së, Imer Aliu.
Përfaqësuesja e partisë opozitare LSDM-se, Radmila Sheqerinska, tha se me këtë marëveshje duhet që Maqedonisë ti organizojmë zgjedhje fer të drejta dhe kredibile ndërsa populli të vendosë se kujt ia jep besimin.
“Marrëveshja e këtillë krijon kushte që Maqedonia ti jep fund kësaj krize që na mori shumë kohë, energji dhe të mundësojë zgjedhje të lira. Të gjitha kushtet për zgjedhje të lira, përfshirë raportimin korrekt, pastrimin e listës zgjedhore, pjesëmarrjen e opozitës në qeverinë kalimtare, liderët e katër partive duhet ta konfirmojnë në një takim që do të mbahet në fund të gushtit. Maqedonia do të ketë zgjedhje të lira ku qytetarët do të thotë fjalën e tyre dhe do ti jep fund krizës dhe qeverisjes kriminale të Gruevskit”, shprehet përfaqësuaesja e LSDM-së, Radmilla Shekerinsa.
“Jam i kënaqur sepse me këtë marrëveshje i hapet rruga zgjedhjeve demokratike ku do të marrin pjesë të gjithë dhe populli do të vendos kujt do t’ia jep votat”, shprehet përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.
Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është precizuar, por ato mund të mbahen më 11 dhjetor, pas një takimi të liderëve të partive që është paralajmëruar më 31 gusht, pas shqyrtimit se a janë plotësuar kërkesat apo jo.
BESIM ABDULLAI
