Borxhi publik, Ministria e Financave përgënjeshtron LSDM-në
Ministria e Financave në kumtesën e sotme përgënjeshtron LSDM-në, duke thënë se Maqedonia mbetet në mesin...

Ministria e Financave në kumtesën e sotme përgënjeshtron LSDM-në, duke thënë se Maqedonia mbetet në mesin e dhjetë vendeve me më pak borxh në Europë.
“Në pajtim me të dhënat e Eurostat, Maqedonia është në mesin e dhjetë vendeve me borxh më të vogël në Europë, me borxh publik prej nën 50 për qind të bruto prodhimit vendor”,- thuhet në kumtesë.
Procedura për emetimin e euro obligacionit, siç theksojnë nga Ministria e Financave, është në pajtim me rregullat ligjore dhe është harmonizuar me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit juridik në Qeverinë e RM-së dhe përfaqësuesit juridik të konsorciumit të bankave, përmes së cilave u emetua euro obligacioni.
Edhe krahas të gjitha obstruksioneve nga opozita, siç theksohet në kumtesë, investuesit kanë shfaqur besim në politikat ekonomike të Qeverisë.
Nga Ministria e Financave theksojnë se euroobligacioni do të sigurojë stabilitet makroekonomik në kushte politike turbulente.
