Maqedoni

Në Strugë shpëtohet nga mbytja një 24-vjeçar, transportohet në Klinikat e Shkupit

20.07.2016 20:12

Një djalosh njëzet e katërvjeçar nga Tetova sot pasdite është shpëtuar nga mbytja në ujërat e Liqenit të Ohrit...

Një djalosh njëzet e katërvjeçar nga Tetova sot pasdite është shpëtuar nga mbytja në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të "Plazhit të meshkujve" në Strugë.
 
Nga uji e ka nxjerrë një shpëtimtar i Kryqit të Kuq në Strugë dhe pas rianimacionit të parë nga tre shpëtues djali është transportuar në Spitalin e Strugës, prej ku është transportuar në Klinikat e Shkupit.
 
"Djali i i lindur në vitin 1992 nga Tetova është sjellë pa shenja jete. Pas masave të ndërmarra për rianimacion zemra dhe pulsi reaguan, por sistemi qendror nervor, gjegjësisht truri nuk funksionon. Për momentin është duke u transportuar për në Shkup", njoftoi kirurgu kujdestar në Spitalin e Strugës.
 
Sipas sekretares së Kryqit të Kuq - Strugë, Adhurime Dauti djali është larguar shumë nga bregu dhe është mbytur për një kohë të gjatë.
 
Ky është rasti i parë më serioz për këtë vit për shpëtim në ujë nga ana e shpëtuesve të Kryqit të Kuq Strugë./mia