Botë

Autoritetet në Stamboll kanë urdhëruar rrëzimin e një hoteli të cilin e kanë shfrytëzuar puçistët

20.07.2016 21:38

Autoritetet në Stamboll kanë dhënë urdhër që të rrëzohet një hotel për të cilin pohohet se e kanë shfrytëzuar komplotistët e puçit në Turqi si pikë tubimi...

Hoteli ndodhet në komunën Ejul të Stambollit. Dekreti për rrëzimin e hotelit Halit Pasha Rezidens është lëshuar më 18 korrik, tri ditë pas përpjekjes për grusht shtet.
 
Direktiva është miratuar nga prefekti i komunës, Remzi Ajdin. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1992./mia