Maqedoni

Ndërroi jetë djali që u mbyt në Liqenin e Ohrit

21.07.2016 12:07

S I. nga fshati Kamenjan i Tetovës ka ndërruar jetë para pak orësh përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitaleve në Strugë dhe Shkup, njoftoi MPB-ja...

Sipas policisë trupi i 24 vjeparit sot është nxjerrë nga liqeni rreth orës 15.30 ku është dërguar në spital dhe rreth orës 20.15 ai ka ndërruar jetë.
 
Siç mësohet S.I ka vozitur anije ku më pas ka kërcyer në liqen dhe më nuk është shfaqur ku ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e tij pa ndjenja.
 
Menjëherë pas nxjerrjes nga uji janë marrë masa, por sistemi nervor nuk ka funksionuar, ku ekipi mjekësor i Strugës e kanë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Shkup./mia