Maqedoni

Gjatë fundjavës në Shkup fillon spërkatja e katërt kundër mushkonjave

21.07.2016 12:14

Gjatë fundjavës në rajonin e Qytetit të Shkupit do të fillojë spërkatja e katërt kundër mushkonjave...

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, të shtunën dhe të dielën do të spërkatet me aeroplan nga ora 5:30 deri në orën 10:00, përderisa spërkatja nga toka do të zbatohet nga e dita e diel deri të enjten, në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit.
 
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin aerosol, trajtimi me aeroplan do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në të njëjtën kohë, ndërsa në pajtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektim terestik.
 
Qyteti i Shkupit apelon që bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./mia