“Përzhina”, arrihet marrëveshja për tejkalimin e krizës
Partitë politike arritën marrëveshje për tejkalimin e krizës politike në vend...

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, tha se partitë politike VMRO, LSDM, BDI dhe PDSh kanë rënë dakord 100 ditë para zgjedhjeve të formohet qeveria kalimtare, por ende nuk është caktuar data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ministri i ri i Punëve të Brendshme do të ketë ingerenca të plota dhe do të mundet që të bëjë ndryshime në radhët e pozicioneve udhëheqëse në kuadër të këtij resori.
Implementimi i Ligjit të ri për MPB-në anulohet deri në 1 janar të vitit të ardhshëm.
Përfaqësuesi i BDI-së në bisedime, Artan Grubi, ka deklaruar se ministri i MPB-së në qeverinë kalimtare do të jetë shqiptar.
Përfaqësuesi i PDSh-së, Imer Aliu, tha se qeveria kalimtare, e cila do t’i përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të jetë e përbërë vetëm nga tre partitë politike, pa pjesëmarrjen e PDSh-së.
