Maqedoni
Popovski prezantohet në Ohër
04.04.2014 18:08
Kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski, tubimin e mbrëmshëm e mbajti në qytetin e Ohrit...

Kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski, tubimin e mbrëmshëm e mbajti në qytetin e Ohrit, me ç’rast qytetarëve të pranishëm u premtoi rezultate më të mëdha në çdo sferë.
Të kthehemi tek vlerat qytetare dhe të bashkohemi për zgjidhjen e problemeve kuçe në Maqedoni, tha para qytetarëve të Ohrit, Popovski.
Ai më tej shtoi se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të jetë zgjidhja dhe vizioni për Maqedoninë, e cila do të sjellë ndryshime.
“Ti themi jo frikës dhe paperspektivës në Republikën e Maqedonisë. Ne na duhet orientim i ri qytetar, i liruar nga strategjitë dhe shabllonet dypartiake. Qytetarët kanë mundësi të votojnë person dhe jo parti dhe kjo është oferta ime për këto zgjedhje”, deklaroi kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski.
Maqedonisë i duhet forcë e re politike, ndryshime në Maqedoni do të ndodhin, por vetëm me ndihmën e OQM-së, u tha në tubimin në Ohër. (Florije Kamberi, TVM2)
