Botë

WikiLeaks publikon 300 000 e-maile të AKP-së, Turqia e bllokon

21.07.2016 12:34

Qeveria turke ka bllokuar qasjen në WikiLeaks menjëherë pasi organizata njoftoi se do të publikonte 300 mijë e-maile sekrete të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim...

Qeveria turke ka bllokuar qasjen në WikiLeaks menjëherë pasi organizata njoftoi se do të publikonte 300 mijë e-maile sekrete të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila qëndron në pushtet më shumë se një dekadë.
 
Më shumë se 294.548 e-maile të brendshme të partisë së presidentit, Rexhep Taip Erdogan, u publikuan në përgjigje të spastrimeve masive të ditëve të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Ankarasë pas grushtit të shtetit. 
 
Ndërkohë, një sulm kimernetik u orkestrua në faqen e internetit të WikiLeaks.
 
E-maili i fundit i përket datës 6 korrik 2016. WikiLeaks thekson se burimi i të dhënave është konfirmuar dhe se ai nuk ka lidhje as me grushtin e shtetit dhe as me partitë opozitare në vend.
 
Duke këmbëngulur se nuk është as pro dhe as kundër qeverisë turke,  WikiLeaks thotë se qëllimi i vetëm është për t’i shërbyer të vërtetës.
 
WikiLeaks tha se lirimi i 300.000 e-maileve, me disa mijëra fotografi të bashkangjitura, është vetëm i pari në serinë që përfshin 762 inboxe nga “A” në “I”.