Botë

Shi në Kinë, bllokohen udhëtimet ajrore dhe metrotë

21.07.2016 13:04

Shirat e mëdha kanë paralizuar kryeqytetin e Kinës, Pekinin. Shumë rrugë janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve...

Shirat e mëdha kanë paralizuar kryeqytetin e Kinës, Pekinin. Shumë rrugë janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve, teksa qindra fluturime janë anuluar ose kanë shënuar vonesa, teksa disa prej stacioneve të metrove janë mbyllur.

Në fakt kjo stinë karakterizohet nga shirat dhe reshjet e rrëmbyeshme në Kinë, por këto janë më të rëndat që prej vitit 2012, në të cilat 37 persona humbën jetën.

Bashkia e Pekinit ka lëshuar alarmin portokalli, niveli i dytë në sistemin katërshtresor të paralajmërimit të Kinës mbi shirat.

Meteorologët kanë parashikuar vijimin e shirave edhe gjatë ditëve në vijim, teksa deri tani shiu ka arritur në disa vende deri në 100 milimetër.

Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Pekinit, dhe një pjesë të vogël e metrove u mbyllën si pasojë e reshjeve të dendura.

Peng Xiaou, turist në Pekin, thotë: “Ne kemi ardhur në Pekin për pushime. Fluturimet janë anuluar për shkak të motit të keq, kështu që kemi ardhur në aeroport më herët për të pritur dhe për të parë se kur mund te udhëtojmë. Por, deri tani nuk kemi asnjë informacion”,- thotë ai.

Shirat e fundit nuk kanë shkaktuar viktima apo të plagosur, por shirat e verës, pra deri tani, kanë vrarë më shumë se 200 persona.