Maqedoni
Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Qendrës, Karposhit dhe Gjorqe Petrovit
21.07.2016 13:41
Për shkaqe teknike në sistemin elektrik, pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të komunave Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov...

Për shkaqe teknike në sistemin elektrik, pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të komunave Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat.
Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës Aleksa Demnievski - nënrrugicat 25, 27 dhe 29, dhe nënrrugicat, të cilat gravitojnë në drejtim të argjinaturës së lumit Vardar, si dhe një pjesë e rrugës Mis Stone në komunën Gjorqe Petrov.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në kohën prej 9:00 deri 12:00 do të kenë shfrytëzuesit e rrugës Aleksa Demnievski dhe nënrrugicat në të njëjtën rrugë, si dhe një pjesë e rrugëve Gjuro Salaj në komunën e Gjorçe Petrovit.
Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri ora 15:00 do të jetë rrugë Debarca Radnjanski, Oton Zhupanciç, Ludevit Gaj dhe Anthonie Grubishiç në komunën Qendër, dhe nga ora 9:00 deri në 10:00, një pjesë e rrugës Moskovska në komunën Karposh./mia
