Maqedoni
E ka përdhunuar dhe frikësuar ish-bashkëshorten
21.07.2016 14:52
N.I. (34) nga Reçica e Madhe është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij I.SH. (35) për abuzim fizik dhe përdhunim...

N.I. (34) nga Reçica e Madhe është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij I.SH. (35) për abuzim fizik dhe përdhunim, pasi që dje rreth orës 6:30 në fshatin Çegran të Gostivarit, ka shkuar në shtëpinë e saj dhe e ka sulmuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Siç raportoi policia, N.I. ia ka drejtuar edhe armën pas së cilës I.SH. e ka denoncuar.
Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.
Ndërmerren masa për zgjidhjen e plotë të rastit./mia
