Maqedoni
Kallëzime penale për prerje kundërligjore të drurëve
21.07.2016 15:28
Pa kryer kontroll në terren, shefi për mbrojtje të pyjeve dhe ekologji në NP "Pyjet e Maqedonisë" - Filiali Kumanovë...

Pa kryer kontroll në terren, shefi për mbrojtje të pyjeve dhe ekologji në NP "Pyjet e Maqedonisë" - Filiali Kumanovë, S.A. (67), ka aprovuar prerje të 56.296 metra në kub dru prej të cilëve personi D.C.(35) ilegalisht ka përfituar 1.301.250 denarë.
Siç njoftoi policia, SPB Kumanovë parashtroi kallëzime penale kundër të dy personave. S.A. ngarkohet për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "falsifikim ose shkatërrim të librave afarist", ndërsa D.C. për "shkretim të pyjeve".
Në prill të vitit 2012, duke vepruar sipas kërkesës për dhënie të lejes për prerje të drurëve të dorëzuar nga D.C., S.A. nuk ka bërë kontroll në terren dhe identifikim të parcelës katastrofike, ndërsa ka vërtetuar procesverbal për kontroll në vendin e ngjarjes dhe leje për prerje të drunjve, me ç'rast D.C. ka prerë 56.296 metra në kub dru, duke përfituar dobi pronësore kundërligjore prej 1.301.250 denarë./mia
