Maqedoni

Zhbogar zyrtarisht emërohet shef i misionit të BE-së në Maqedoni

21.07.2016 16:08

Bashkimi Europian dje e ka publikuar dokumentin zyrtar për emërimin e 17 shefave diplomatik nëpër vende të ndryshme...

Samuel Zhbogar, që më herët ishte i deleguar në Kosovë, këtë vit do të jetë përfaqësues në Maqedoni, ku do të zëvendësojë ish ambasadorin, Aivo Orav, i cili do të transferohet në Mal të Zi.

Në ueb faqen zyrtare të Bashkimit Europian thuhet: “Federica Mogherini, zyrtare e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Europian në Komisionin Europian, ka emëruar 17 shefa të misioneve të BE-së në 17 shtete të reja. Samuel Zhbogar është emëruar si shef i Delegacionit të BE-së në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai për momentin shërben në të njëjtin pozicion në Kosovë”,- thuhet në njoftimin e BE-së, i nënshkruar nga Maja Kocijançiç.