Maqedoni

Konfirmohen propozimet e Kuvendit për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe të Këshillit Gjyqësor

21.07.2016 16:29

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot konfirmoi propozimet për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe të Këshillit Gjyqësor...

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot konfirmoi propozimet për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe të Këshillit Gjyqësor, që zgjidhen nga Kuvendi.
 
Për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik, Kuvendi propozon Mexhit Jusufin, ndërsa për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Kostadin Kizovin.
 
Emërimi i anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik bëhet pasi në qershor të këtij viti i ka përfunduar mandati anëtarit, Dilaver Bekteshi. 
 
Mexhit Jusufi është jurist i diplomuar. Ai për momentin ushtron funksionin e udhëheqësit të Sektorit për çështje juridike në Komunën Zajaz.
 
Për anëtarë të Këshillit Gjyqësor është propozuar Kostadin Kizov.
 
Ai pritet të vijë në vendin e Branko Ushkovskit, anëtar dhe ish kryetar i Këshillit, mandati i të cilit përfundoi në prill të këtij viti. Kizov vjen nga Këshilli i Prokurorëve Publik.