Maqedoni

Pendarovski vazhdoi fushatën në Shkup

04.04.2014 18:19

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, në takim me qytetarët e komunës së Petrovecit dhe Ilindenit...

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, në takim me qytetarët e komunës së Petrovecit dhe Ilindenit, theksoi se do të jetë president i cili nuk do ta ndajë popullin në tanët dhe tuajit dhe nuk do të ketë partizim të qytetarëve. 
 
“Qytetarët e Maqedonisë masovikisht marrin pasaporta bullgare, sepse është e vetmja mënyrë për të shkuar në Evropë, për të fituar. Maqedonia ka nevojë për fytyra të reja, për një politikë të re, një fillim të ri, që vendi ynë hap pas hapi të ecë para”, theksoi Pendarovski.
 
Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve, duke u  premtuar atyre se do tu kushtojë vëmendje problemeve të cilët e mundojnë Maqedoninë, me përkushtim të veçantë të ekonomisë, demografisë dhe demokracisë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë shansin me 13 dhe 27 prill, të dalin të votojnë. 
 
Stevo Pendarovski gjithashtu është takuar edhe me banorët e Zelenikovës, lagjës Çento dhe Hipodromit. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)