Maqedoni

ShGM nuk do të marrë pjesë në konsultimet partiake për trupin e mediave ad–hok

21.07.2016 18:22

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nuk do të marrë pjesë në konsultimet e parapara të partive me organizatat e gazetarëve për formimin e trupit ad–hok...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nuk do të marrë pjesë në konsultimet e parapara të partive me organizatat e gazetarëve për formimin e trupit ad–hok, i cili do t’i mbikëqyrë raportimet mediatike.
 
Sipas kryetarit të ShGM-së, Naser Selmanit, partitë me vendimet e tyre  nuk do ta përmirësojnë situatën mediatike dhe mu për këtë Shoqata nuk do t’i japë legjitimitet për marrëveshjen e tillë. 
 
Formimi i trupit ad–hok vjen pasi që dje u arrit marrëveshje për dalje nga kriza politike mes katër partive politike.