Maqedoni
Pa ujë nesër një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Qendër dhe Butel
21.07.2016 19:24
Për shkak të realizimit të kyçjes së ujësjellësit nga F-250mm në rr. Simçe Nastevski pn deri te rezervuari në lagjen Radishani...

Për shkak të realizimit të kyçjes së ujësjellësit nga F-250mm në rr. Simçe Nastevski pn deri te rezervuari në lagjen Radishani, ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 09:00 deri te sanimi i defektit do të kenë shfrytëzuesit e lagjes Radishani në komunën Butel.
Siç kumtoi QRMK Shkup pas informatës së NP Ujësjellës dhe Kanalizim, ndërprerje në furnizim nesër do të kenë shfrytëzuesit e rr. Kozara, Adam Miskieviq, një pjesë e rr. Vasil Gjorgov dhe Kiro Gavrilovski në komunën Qendër.
Ndërperja është për shkak të sanimit të defektit në rrugë prej F-100 mm në rr. Vasil Gjorgov - udhëkryqi me rr. Adam Miskieviq në lagjen Kapishtec, dhe do të zgjasë nga ora 08:30 deri në sanimin e defektit.
Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit nga F-110 mm në rr. Hristo Çernopeev nr. 13 në lagjen Vodno në komunën Qendër, nesër pa furnizim do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rr. Hristo Çernopeev në periudhën nga ora 11:00 deri në sanimin e defektit./mia
