Botë

Ngritet akuzë kundër pesë bashkëpunëtorëve në sulmin në Nicë

22.07.2016 12:11

Prokuroria Publike franceze mbrëmë vonë kumtoi se ka ngritur padi kundër pesë personave për shkak të përfshirjes në sulmin në Nicë...

Prokuroria Publike franceze mbrëmë vonë kumtoi se ka ngritur padi kundër pesë personave për shkak të përfshirjes në sulmin në Nicë, gjatë të cilit një islamik i dyshuar me kamion hyri në turmën e njerëzve duke lënë të vrarë 84 persona.
 
Tre prej tyre formalisht janë akuzuar se janë bashkëpunëtorë në "vrasjen e kryer nga një grup i lidhur me terroristë", derisa dy të tjerët akuzohen për "shkelje të ligjit për posedim të armëve dhe për anëtarësim në grupin terrorist".
 
Akuzat vijuan pasi dje pasdite prokurori publik parisien Fransoa Molen kumtoi se tuniziani, i cili e ka kryer sulmin në shëtitoren në Nicë, ka pasur bashkëpunëtorë dhe se aksionin e ka planifikuar disa muaj.
 
Prokuroria, e cila është kompetente për hetimin antiterrorist, kumtoi se në paraburgim janë pesë persona, për të cilët ekziston dyshim se i kanë ndihmuar 31 vjetarit Mohamed Lauhajxh Bulel për ta kryer sulmin.
 
Molen theksoi se katër burra dhe një grua ishin "të përfshirë në përgatitjet" e sulmit, i cili është planifikuar shumë muaj, si dhe se njëri prej tyre e ka incizuar vendin e krimit një ditë pas sulmit edhe pse atje ishin një numër i madh i policëve dhe gazetarëve.
 
Policia gjatë kontrollit në telefonin celular të Bulel ka zbuluar kërkesa në internet dhe fotografi të cilat tregojnë se ai e ka planifikuar sulmin që nga vitin 2015./mia