Maqedoni
Ivanov u prezantua në Kërçovë
04.04.2014 18:22
Kompania amerikane nga industria automobilistike, e ka paralajmëruar hyrjen në zonën teknologjike industriale në Kërçovë...

Kompania amerikane nga industria automobilistike, e ka paralajmëruar hyrjen në zonën teknologjike industriale në Kërçovë, ku do të ndërtojë fabrikë, në të cilën deri në fund të vitit do të punësojë 1 mijë persona. Me këtë lloj të fjalëve matet politikë dhe jo me fjalë të bukura dhe premtime boshe, por me hapje të vendeve të reja të punës.
Kështu u shpreh para banorëve të Kërçovës kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov. Maqedonia ka përparuar në të gjitha sferat, gjithandej nëpër Maqedoni po ndërtohet dhe kjo nuk ka ardhur nga vetvetja, duhej që patjetër të bëhen shumë reforma pozitive, duhej të sillen shumë ligje të reja dhe të ndryshohen të vjetrat, duhej të udhëtonim në shumë destinacione rreth botës, për t’i bindur biznesmenët që të vijnë dhe të investojnë pa frikë në Maqedoni.
Kërçova do të lidhet me infrastrukturën strategjike, tha kandidati Gjorge Ivanov, duke shtuar se gjithçka që punojnë jashtë dhe brenda vendit, punojnë me zemër për Maqedoninë, për arsye se ajo është shtëpia jonë e përbashkët dhe sepse shteti është në rend të parë përgjithmonë.
“Kemi arritur të sigurojmë mjete për autostradën Kërçovë-Ohër, një pjesë e korridorit 8 i quajtur Nënë Tereza, i cili do të jetë tuneli më i madh në Republikën e Maqedonisë, veç më është hapur shpallje publike për këto autostrada që po ndërtohen në Republikën e Maqedonisë, për punësimin e 670 personave, shumë qytetarë të Kërçovës do të jenë të kyçur në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Po investohet edhe në ndërtimin e rrugës nga Kërçova në Dibër, po planifikohet edhe ndërtimi i autostradës nga Kërçova në Gostivar, është planifikuar ndërtimi i hekurudhës së re nga Kërçova në shtetin fqinjë Shqipëri”, deklaroi para banorëve të Kërçovës kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.
Unë kam program dhe kam ekipin e duhur dhe bashkërisht me Qeverinë, jam i sigurt se do të vazhdojmë që në mënyrë të denjë të punojmë për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, u shpreh kandidati i VMRO-së Gjorge Ivanov, duke shtuar se ndërtimi i Maqedonisë si një vend i fortë dhe me ekonomi stabile, varet nga populli, nga qytetarët dhe sipërmarrësit dhe më së shumti nga bashkëpunimi midis institucioneve të shtetit. Kur rritet ekonomia, rritet gjithçka, pagat, ndihmat sociale, pensionet, si dhe zvogëlohet papunësia.
Nga viti 2006, kur edhe ka ardhur kjo garniturë politike, kjo Qeveri ka hapur 120 mijë vende të reja të punës. Gjatë viteve të kaluara, kam dëshmuar se mbështes çdo projekt i cili Maqedoninë do ta shtyjë përpara, për përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve, posaçërisht të grupeve sociale të prekura. Gjithçka që punojmë jashtë dhe brenda vendit, ne punojmë me zemër për Maqedoninë, për arsye se ajo është shtëpia jonë e përbashkët, u shpreh kandidati për kryetar i shtetit nga radhët e VMRO-së, Gjorgje Ivanov, para banorëve të Kërçovës.
Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i një pune ekipore mes tij dhe Qeverisë, që me një zë të flitet edhe nga ana e presidentit edhe nga kryeministri edhe nga ministrat e ndryshëm, që të dëgjohet një zë nga Maqedonia, kjo është Maqedonia e cila ka sukses dhe për këtë qëllim unë e kërkoj edhe një herë besimin dhe përkrahjen tuaj. Formimi i zonave zhvillimore industriale, dëshmoi një politikë të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Unë e kërkoj votën tuaj për një mandat të dytë për kryetar të Maqedonisë, për të mundur që bashkërisht të punojmë në tërheqjen e kompanive të huaja, që të investojnë tek ne dhe të hapen vende të reja të punës për banorët e Maqedonisë. Sipas tij, deri në fund të vitit pritet të hapen 14 mijë vende të reja të punës nëpër këto zona zhvillimore ekonomike.
Sipas kandidatit Ivanov, sfida më e rënd me të cilën ballafaqohemi, është bllokada e fqiut tonë të Jugut, i cili nga ne kërkon të heqim dorë nga identiteti jonë, kërkon që të tërhiqemi nga ajo që gjithnjë kemi qenë, por ne nuk jemi nënshtruar dhe nuk do të nënshtrohemi, nuk kemi lejuar që këto bllokada të na ndërpresin rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, ne po e ndërtojmë Evropën në Maqedoni dhe po e integrojmë Maqedoninë në Evropë, u shpreh më tej Gjorge Ivanov para banorëve të Kërçovës.
“Nuk do të pranoj ndryshim të kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit tonë kushtetues, nuk do të pranoj ideja apo rekomandime të cilat do ta kishin rrezikuar identitetin nacional maqedonas, gjuhës maqedonase dhe mënyrën e bashkëjetesës së Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj të mos jenë vetvetja. Qytetaret e Maqedonisë vetë vendosin për çështje të tyre kombëtare. Askush përveç qytetarët e Maqedonisë nuk ka të drejtë të vendos për emrin e vendit tonë, Maqedonisë. Askush përveç popullit të Maqedonisë nuk ka të drejtë të vendosë për ardhmërinë e vendit dhe për çdo vendim do të deklarohen qytetarët me referendum. Maqedonia ndërtohet e përkushtuar, Maqedonia ndërtohet bashkërisht, që të mund fëmijët tanë bashkërisht të shoqërohen, të jetojnë, të punojnë, të krijojnë familje dhe të përparojnë. Bashkërisht i mbrojmë interesat e shtetit dhe krijojmë ardhmërinë tonë. Bashkërisht jemi më të fortë edhe si komb, por edhe si shtet. NATO dhe BE mbeten qëllimet strategjike për të cilën do të kontribuoj edhe në të ardhmen. Si komandant suprem i ARM-së, them se do të marrim pjesë në të gjitha misionet paqëruajtëse, bashkërisht me ushtarët e NATOS”, u shpreh me tej kandidati për kryetar, Gjorge Ivanov.
Funksioni im nuk më ka ndryshuar dhe për këtë arsye me faqe të bardh sot qëndroj para jush, me program të ri për një mbështetje dhe përkrahje të re. Unë si kryetar shteti e kam mbrojtur dhe do ta mbroj interesin shtetëror, jam kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, religjioze apo politike, u shpreh me tej kandidati për kryetar, Gjorge Ivanov. (Besim Abdullau, TVM2)
