Botë

Erdogani e ka shpallur 15 korrikun si Ditë për përkujtim ndaj viktimave të puçit

22.07.2016 12:35

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kumtoi se 15 korriku, dita kur është kryer përpjekja për grusht shtet, do të shënohet si Ditë e përkujtimit...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kumtoi se 15 korriku, dita kur është kryer përpjekja për grusht shtet, do të shënohet si Ditë e përkujtimit të viktimave të puçit të pasuksesshëm, njoftoi televizioni privat NTV.
 
"Në 81 qarqe, 79 milionë qytetarë vazhdojnë të kundërshtohen ndaj tentativës më tradhëtuese dhe më të përulur për grusht shtet në historinë e tonë, të kryer më 15 korrik. Dëshiroj të ndaj me ju, se 15 korrikun e kemi shpallur si Ditë të kujtimit ndaj viktimave, të cilin do ta shënojmë çdo vit", theksoi Erdogan.
 
Ai shtoi se në operacionin e ndërmarrë pas përpjekjes për puç deri më tani janë arrestuar 10.400 njerëz, ndërsa në burg mbeten 4.060 veta.
 
"Qeveria dhe forcat e sigurisë vazhdojnë me vendoshsmërinë dhe suksesin në aksionet e tyre. Populli turk duhet të ketë edhe pak durim dhe pak viktimizim", theksoi Erdogan./mia