Botë

Një çek është përplasur me automobil në stacionin policor në Australi

22.07.2016 12:43

Një shtetas çek 61 vjeçar dje është përplasur me automjet të ndezur në dyert automatike të stacionit policor në vendin Merilends...

Një shtetas çek 61 vjeçar dje është përplasur me automjet të ndezur në dyert automatike të stacionit policor në vendin Merilends, në perëndim të qytetit australian Sidnei, bënë të ditur mediat çeke.
 
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga , autoritetet australiane e përjashtuan mundësinë se bëhet fjalë për terrorizëm.
 
Sipas tyre, bëhet fjalë për një burrë i cili vuan nga problemet psikike dhe i cili sot është dashur të marrë pjesë në gjykim për shkak të kontestit familjar në lidhje me kujdesin e nënës së tij 90 vjeçare.
 
Policia kumtoi se nuk ka të lënduar, ndërsa autori ka marrë djegie serioze dhe gjendet në spital.
 
Stacioni policor në Merilends është nën siguri të përforcuar për shkak të dyshimit të fundit se është planifikuar sulm nga nxënësi 15 vjeçar Farhad Jabar i cili vrau një të punësuar në polici./mia