Indi, humb avioni me 29 persona në bord
Një avion i Forcave ajrore indiane me 29 persona në bord ka humbur kontaktet me autoritetet vetëm pak minuta pas nisjes...

Një avion i Forcave ajrore indiane me 29 persona në bord ka humbur kontaktet me autoritetet vetëm pak minuta pas nisjes, përderisa operacioni i kërkimit ka nisur menjëherë.
Avioni i llojit Antonov 32 u ngrit nga qyteti i Çenait, në orën 8:30 me atë lokalen, dhe pritej të ulej në afërsi të Portit të Blerit, rreth orës 11:30.
Pas çdo ore që kalon, shanset që avioni të jetë rrëzuar vijojnë të shtohen, teksa autoritetet po përpiqen që të kuptojnë orën e saktë kur mjeti fluturues humbi kontaktet.
Për kërkimin e avionit janë angazhuar mjete ajrore dhe detare të cilat po kryejnë kontrolle në itinerarin që ishte parashikuar për t’u ndjekur.
LEUNORA KALIQI
