Maqedoni

Sistem mobil për incizim me kamera në Tabanoc

22.07.2016 13:00

Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot do të prezantohet projekti "Sistem mobil për incizim me kamera" me ç'rast do të ndahen materiale edukative...

Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot do të prezantohet projekti "Sistem mobil për incizim me kamera" me ç'rast do të ndahen materiale edukative - afishe për njohjen e pjesëmarrësve në komunikacion për mënyrën e funksionimit dhe për qëllimet e projektit.
 
Në prezantim do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Gorançe Savovski dhe kryetari i Këshillit Republikan për Siguri të Komunikacionit të Rrugëve, Stojçe Stamenkovski.
 
Në prezantim do të shënohet edhe fillimi i aksionit parandalues për ndarjen e materialeve edukative për ndikimin e lodhjes dhe vozitjes së shpejtë në sigurinë e komunikacionit në rrugë./mia