Botë

Policia franceze urdhëroi fshirje të të gjitha xhirimeve nga masakra në Nicë

22.07.2016 14:03

Njësiti i policisë franceze për luftë kundër terrorizmit nga autoritetet në Nicë ka kërkuar t'i fshijnë xhirimet nga kamerat që e mbulojnë shëtitoren...

Njësiti i policisë franceze për luftë kundër terrorizmit nga autoritetet në Nicë ka kërkuar t'i fshijnë xhirimet nga kamerat që e mbulojnë shëtitoren në të cilën u vranë më shumë se 80 persona në sulmin terrorist me kamion në Ditën e rënies së Bastijes, bëri të ditur sot gazeta "Figaro", duke iu referuar burimeve anonime.
 
Këtë kërkesë deri te zyra e prefektit të Nicës gjatë ditës së mërkurë e dërgoi njësiti special i obliguar për luftën kundër ekstremizmit (SDAT).
 
Siç transmeton "Rasha tudej", gazeta franceze ka ardhur deri te kopja e dokumentit në të cilin thekson se SDAT, duke iu referuar neneve të Ligjit penal, kërkon nga autoritetet civile që tërësisht t'i fshijnë të gjitha xhirimet 24 orëshe nga kamerat e shëtitores.
 
"Fshini xhirimet e bëra midis 14 korrikut në orën 22:30 dhe 15 korrik  në orën 18:00", është theksuar në dokumentin në të cilin theksohet vëmendja e gjashtë kamerave, xhirimet e të cilave "veçanërisht duhet të fshihen".
 
Kjo është hera e parë dikush të na kërkojë të shkatërrojmë dëshmi. Qendra për video kontroll dhe qyteti mund të paditen për këtë, ndërsa nëpunësit tanë nuk kanë kompetencë të bëjnë punë të tilla, deklaruan për "Figaro", burime nga pushteti i qytetit./mia