Maqedoni
Qyteti i Shkupit, investime në Sh. M. “Cvetan Dimov”
22.07.2016 15:44
Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot vizitoi Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov”...

Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot vizitoi Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov”, ku tani gjatë pushimeve verore po bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare. Sipas kryetarit, Koce Trajanovski, në këtë shkollë po investohet rreth 1 milionë denarë.
“Qyteti i Shkupit këtë vit investon rreth 22 milion denarë në 16 shkolla të mesme. Ndërsa këtë vit, në Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov” bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare, që kap vlerën prej rreth 1 milion denarëve. Po punohet edhe në shkollat tjera të mesme, po bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare, po bëhet riparimi i fasadave të objekteve, gjithashtu po bëhet ndërrimi i dritareve dhe dyerve, dyshemesë nëpër klasa, si dhe në sallat e edukatës fizike”,- deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
“Investimi, i cili është bërë nga qyteti i Shkupit, për riparimin e wc-së për katin e parë dhe të dytë, ka filluar të punohet, kështu që në katin e dytë i kemi edhe kabinetet e drejtimit të mjekësisë, ku edhe ato janë në përpunimin e sipër. Deri në fillimin e vitit shkollor të nxënësve planifikohen të kryhen të gjitha këto”,- tha drejtori i Sh. M. “Cvetan Dimov”, Besnik Ajeti.
Gjatë shtatë viteve të fundit, në Shkollat e Mesme të Qytetit të Shkupit janë investuar rreth 227 milionë denarë me të vetmin qëllim, përmirësimin e kushteve për punë dhe mësim si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit.
REJHANE BUSHI-METAJ
