Maqedoni
Edhe 30 ditë paraburgim për vrasësin e Almirit
22.07.2016 16:00
Boban Iliq, i akuzuari për vrasjen e Almirit të vogël, do të qëndrojë edhe 30 ditë të tjera në paraburgim...

Pas mbarimit të paraburgimit fillestar, Prokuroria ka vlerësuar se Iliq patjetër duhet të qëndrojë në burg, pasi ka ende nevojë për hulumtime dhe analiza, ndërkohë që rreziku nga ikja e tij është i pranishëm.
Avokati mbrojtës i familjes së dëmtuar, Asmir Alispahiq, ka thënë se kjo vepër është shumë e rëndë, prandaj Iliq nuk kishte si t’i ikë paraburgimit për shkak se ekspertizat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti ende nuk janë tërësisht të gatshme dhe nuk janë të gatshme analizat e obduksionit të trupit të Almirit.
Ende priten ekspertizat e veturës dhe të video-incizimit të kamerave të sigurisë, por edhe të gjendjes psikike të autorit të dyshuar, Boban Iliq.
Katërvjeçari u shkel me veturë nga Boban Iliq, një muaj më parë, dhe atë në prani të prindërve të tij. Kodi penal parashikon dënim minimal prej 10 vitesh për vrasje me paramendim, sidomos nëse personi i akuzuar ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.
Dënimi maksimal për këtë është burgim i përjetshëm.
