Maqedoni

Lagjja e trimave”, sot dëshmojë dëshmitarët e mbrojtur

22.07.2016 13:17

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur për rastin “Lagjja e trimave” në Kumanova...

Pasi që bëhet fjalë për dëshmitarë të mbrojtur, seanca do të jetë e mbyllur për publikun, gjegjësisht gazetarët nuk do të lejohen që ta ndjekin këtë seancë.

Deri në fund të gushtit seancat do të jenë të fshehta, pasi që do të duhet të dëgjohen rreth 40 dëshmitarë, ndërkaq nga shtatori përsëri seancat do të jenë të hapura.