Maqedoni

Hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, Çavkov: gjithçka gati nga ana jonë

22.07.2016 16:13

Për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, autoritetet e vendit thonë se tashmë nga ana e Maqedonisë...

Për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, autoritetet e vendit  thonë se tashmë nga ana e Maqedonisë janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe se tani pritet përgjigje nga autoritetet e Serbisë. 
 
“Intensivisht punojmë në këto drejtime. Nga ana jonë të gjitha aktivitet përgatitore dhe iniciativat kanë përfunduar, presim përgjigje nga Serbia. Jo vetëm në këtë anë, por edhe në anët tjera të Maqedonisë kemi iniciativa për rritjen e lëvizshmërisë si për dalje nga Maqedonia, ashtu edhe për hyrje në Maqedoni”,- deklaroi ministri i MPB-së, Mitko Çavkov.
 
Për shkak të moshapjes së këtij vendkalimi kufitar, qytetarët e Llojanit dhe Miratocës vazhdojnë të bëjnë nga 80 km rrugë, në vend të 3 kilometrave. 
 
Këto komente ministri i Punëve të Brendshme, Çavkov, i bëri në vendkalimin kufitar në Tabanoc, ku u prezantua projekti “Sistemi mobil për xhirim me kamera” , me ç’rast u shpërndanë edhe materiale edukative-informative  për njoftimin e udhëtarëve me projektin në fjalë. 
 
NEXHAT AQIFI