Kadastra me rregulla më të rrepta
Kadastra e Maqedonisë tani e tutje do të ketë rregulla më të rrepta gjatë shitblerjes së tokës apo banesave...

Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e kokëdhembjeve të shumta për blerësit e ardhshëm të banesave.
Sipas Kadastrës, nuk mund të ketë më shitje të banesës pa ndarje të tokës së përbashkët.
Tani me ligjin e ri për tokë ndërtimore është definuar se gjatë shitjes së banesës, çdo pronar duhet që me ligj të bëjë shitjen e parcelës së tokës jashtë, që është pjesë e banesës, si dhe të tokës e cila është për parkimin e veturës.
Investitorët në banesa me ligj do të jenë të detyruar që të bëjnë ndarje fizike të tokës, ku deri më tani pjesën e tokës jashtë e kanë shfrytëzuar si të ndarë me fletëpronësi të veçantë.
Kjo, sipas drejtorit të Kadastrës, paraqet një lehtësim edhe për vetë Kadastrën dhe komunat, me ç’rast gjatë çdo shitblerje banesa me gjithë tokën jashtë do të ketë një fletëpronësi.
