Botë
Sulmi në Nicë ishte i planifikuar më parë
22.07.2016 17:27
Terroristi që e organizoi sulmin në Nicë në Ditën e Bastijes e kishte planifikuar atë në detaje muaj më parë...

Terroristi që e organizoi sulmin në Nicë në Ditën e Bastijes e kishte planifikuar atë në detaje muaj më parë, madje, sipas prokurorëve francezë, ai kishte mbi një vit që kishte menduar mënyrën sesi do të trondiste Francën dhe të shkaktonte sa më shumë viktima.
Ndryshe, pesë të dyshuar dolën përpara një gjykate në Francë, nën akuzë për lidhje me sulmin terrorist të Nicës, ku humben jetën 84 persona.
Katër burra dhe një grua, nga 22 deri në 40-vjeç, akuzohen se kanë ndihmuar tunizianin, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, të përgatiste sulmin terrorist.
Mes tyre është edhe një çift shqiptarësh.
LEUNORA KALIQI
