Botë

Hollande: i duhet më shumë kohë Brexit

22.07.2016 17:36

Edhe pse kërkoi negociata të shpejta për Brexit, presidenti francez, François Hollande, theksoi se Britanisë së Madhe i duhet të përgatitet për shkëputjen nga Unioni...

Gjatë takimit me kryeministren, Theressa May, ai bëri të qartë se nuk do të ketë diskutime para nisjes së negociatave, por shtoi se e kuptojnë kërkesën e Londrës për më shumë kohë.

May, edhe një herë përsëriti se zbatimi i nenit 50 të traktatit të Lisbonës, që i hap rrugën negociatave zyrtare, nuk do të ndodhë para fundit të vitit.

Ajo theksoi se gjatë negociatave, Britania e Madhe do të përpiqet të ruajë lidhje të ngushta ekonomike me Francën.

LEUNORA KALIQI