Formula 1
Rosberg rinovon deri në 2018 me Mercedes
22.07.2016 17:34
Buzëqeshja e Nico Rosberg që hedh firmën e tij dhe më pas përkrah saj edhe firma e e Toto Wolf...
Një video e shkurtër prej 16 sekondash e postuar në profilin e tij në Twitter bashkë me lajmin që pritej prej kohësh.
Piloti gjerman ka rinovuar kontratën që e lidh me Mercedes. Vërtet interesante mënyra e zyrtarizimit, nëpërmjet rrjeteve sociale. Në video Nico Rosberg dhe Wolf firmosin buzëqeshin dhe përqafohen pa thënë asgjë.
Mercedesi më pas specifikoi se kontrata është 2-vjecare, cka do të thotë se Rosberg do të garojë me “Shigjetat e Argjendta” edhe në Botërorët 2017 dhe 2018.
Kryesuesi aktal i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formula 1, është që prej vitit 2010 te Mercedes , skuadër me të cilën ka fituar 19 Cmime të Mëdha dhe ka arritur 25 pole position, tani mund të përqëndrohet me më shumë qetësi në sfidën që e shikon të impenjuar kundër shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, me britanikun shpërthyes që është treguar i aftë që në 5 garat e fundit të rikuperojë gjithë disavantazhin që kishte në klasifikim, ku tani të dy i ndan vetëm një pikë.