Botë

Mojsiu: drejtësia, shtylla kryesore e shtetit demokratik

22.07.2016 18:26

“Reforma në drejtësi është bazike. Është një gur themeltar, është reforma më e rëndësishme...

“Reforma në drejtësi  është bazike. Është një gur themeltar, është reforma më e rëndësishme, sepse drejtësia është një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik. Është punuar shumë, është folur shumë më përpara dhe më në fund u miratua. Por, ky është vetëm hapi i parë, sepse pas kësaj vjen implementimi i saj. Duke filluar që nga përpunimi i ligjeve, rregullave që duhen në përshtatje me  organizimin e ri që është miratuar, përzgjedhja e njerëzve etj. Ne në këtë mes duhet falënderuar ShBA-të dhe Bashkimin Europian, të cilët na kanë qëndruar pranë dhe bënë një presion të nevojshëm për mendimin tim për politikanët për t’i kuptuar këto gjëra dhe për t’i mbështetur ato gjëra”,- deklaroi ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.