Botë
Të shtëna me armë zjarri në Mynih
22.07.2016 19:18
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare të Mynihut, ndërsa një operacion i madh i policisë është në zhvillim e sipër...

Sipas disa njoftimeve, zona përreth qendrës tregtare Olympia është rrethuar nga policia, por detajet për incidentin janë të paqarta.
Disa njerëz janë vrarë, tha gazeta Sueddeutsche Zeitung duke cituar policinë.
Një zëdhënëse e policisë tha se nga të shtënat "kanë mbetur të plagosur dhe ndoshta të vdekur", por nuk dha ndonjë hollësi.
Autoritetet policore u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Forcat e sigurisë në Gjermani kanë qenë në gjendje gatishmërie prejse një migrant ka therur me thikë pesë veta të hënën, në një tren në rajonin e Bavarisë.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga sulme të tjera./evropaelire
