Kuvendi i miratoi ndryshimet e Kodit zgjedhor
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë vonë në suaza të seancës së 112-të me 92 vota "pro"...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë vonë në suaza të seancës së 112-të me 92 vota "pro" tre "kundër" dhe një "abstenim" e ka miratuar Ligjin për plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët: Artan Grubi, Imer Aliu, Ilija Dimovski dhe Goran Sugarevski.
Ndryshimet në Kodin zgjedhor ishin pjesë e marrëveshjes më të re mes katër partive politike, me qëllim të daljes nga kriza politike, ndërsa me to parashikohet që KSHZja të mund t'i fshijë nga lista zgjedhore 39.502 votues, të cilët konsiderohen si kontestues, përderisa nuk paraqiten në afatin e parashikuar.
Në nen të veçantë është cituar se 171.500 persona konsiderohen si qytetarë të cilët janë me punë ose qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja dhe ato regjistrohen në çertifikatë të veçantë të listës zgjedhore.
Parashikohet që qeveria e re, e cila duhet t'i zbatojë zgjedhjet konform marrëveshjes së Përzhinës, të votohet në Kuvend 100 ditë para ditës së zgjedhjeve. Menjëherë pas vërtetimit të nevojës të sjelljes së Propozimligjit koordinuesi i grupit të deputetëve nga BDIja, Talat Xhaferi kërkoi të tërhiqet nga rendi i ditës sepse, ashtu siç tha, disa anëtarë nuk korrenspondojnë me propozimin në mendimin teknik. Për propozimin e tij votuan 15 deputetë, ndërsa 76 ishin kundër.
Pas votimit kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dha pushim deri në orën 22 që propozimin ta shqyrtojnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridikligjdhënës.
Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive u zhvillua debat në të cilin deputetët e BDIsë kërkuan ndryshime të propozimit dhe propozuan amendamente me të cilat tërësisht fshihet marrëveshja prej para dy ditësh, ndërsa deputetët e PDSH-së e braktisën seancën.
Rafiz Aliti nga BDI-ja, sërish, potencoi se lista e propozuar zgjedhore ka, ashtu siç tha, qëllime të pasme politike dhe atë partiake dhe etnike dhe shtoi se mijëra shqiptarë të cilët jetojnë në Maqedoni nuk mund të marrin shtetësi.
Potencoi se është normale të pritet të ketë reagime përderisa shkurtohet edhe e drejta bazë e qytetarëve dhe kërkohet prej tyre të paraqiten në KSHZ.
Afati për dorëzimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor, sipas marrëveshjes, ka skaduar mbrëmë në mesnatë. (mia.mk)
