Ekonomi

“Forbs”: Maqedonia në 2014 me rritje ekonomike prej 3%

04.04.2014 18:11

Maqedonia në vitin 2014 do të realizojë rritje ekonomike prej 3% më shumë se vendet fqinje, si: Serbia, Bullgaria Shqipëria dhe Greqia...

Maqedonia në vitin 2014 do të realizojë rritje ekonomike prej 3% më shumë se vendet fqinje, si: Serbia, Bullgaria Shqipëria dhe Greqia. Kështu shkruan në ballinën e revistës ekonomike amerikane më të lexuar në SHBA, magazina  “Forbs”.
 
Investimi në inovacione janë shpresë e së ardhmes së vendit, shkruan pronari i revistës “Forbs”, i cili në analizën e tij e ka lavdëruar Maqedoninë për ruajte të politikës fiskale dhe stabilitetit ekonomik, për dallim nga disa ekonomi të vendeve të tjera evropiane.
 
“Tregtia nuk ka asgjë të përbashkët me vlerën e valutës, por e rëndësishme është se si e ruan stabilitetin. Një gjë të tillë nga Maqedonia duhet ta mësojnë edhe vendet e tjera në zhvillim”, deklaroi pronari dhe redaktori i revistës “Forbs”, Stiv Forbs.
 
Në kohën kur vendet e mëdha si Kina dhe India, me prodhime të larta dhe çmim të ulët dhe me fuqi punëtore të lartë, si dhe me një treg evropian shumë të  gjërë, Maqedonia tërhiqet nga shumë investitorë të huaj dhe me të drejtë mund të quhet perla e Ballkanit, thuhet në  magazinën ekonomike amerikane, “Forbs”.
 
Në këtë analizë janë theksuar edhe vlerësimet e rejtingut të agjencisë “FIÇ”, sipas së cilës,  Maqedonia në vitin 2014 dhe 2015, do të vazhdojë të shënojë rritje të eksportit dhe të investime publike. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)