Minoski: Interesi i madh për euro-obligacionin konfirmim për besimin në politikat ekonomike
Maqedonia mbetet mes dhjetë vendeve me më pak borxhe në Evropë...

Maqedonia mbetet mes dhjetë vendeve me më pak borxhe në Evropë edhe kur të kalkulohet euro-obligaconi, Buxheti është në kondicion të mirë, ndërsa me ribalancin i cili është në procedurë kuvendore këmbëngulet të mbahet komponenta zhvillimore dhe të mos shkurtohet asnjë projekt i kapitalit, thotë ministri i Financave Kiril Minoski.
Sipas tij, zgjidhja e krizës politike është nga vlera e rëndësishme që vendi të kthehet në shtegun e zhvillimit ekonomik, për investimet e huaja dhe vendore, si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa me atë edhe përmirësimin e standartit jetësor të qytetarëve.
Ashtu siç thekson Minoski në intervistë për Telegraf.mk, tërë procedura për dhënien e euro-obligacionit ishte në pajtim me ligjet, ndërsa interesi i madh për të në tregun ndërkombëtar tregon se investitorët kanë besim në politikat qeveritare ekonomike.
Procedura ishte harmonizuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe me përfaqësuesit juridik të konzorciumit nga bankat me renome botërore përmes të cilave është dhënë euro-obligacioni, pohoi Minoski dhe njëherit nënvizon se është e pabazë thirrja e Ligjit për qeveri nga ana e zëvendësministrit plotësues sepse ai para disa muajsh me vetiniciativë dha dorëheqje.
Mjetet e euro-obligacionit, thotë do të shfrytëzohen për nevoja të buxhetit në vitin 2016 dhe 2017, si dhe për pagesë të detyrimeve të papaguara.
Minoski i hodhi poshtë si spekulime dhe absolutisht të pabaza akuzat e opozitës se mjetet e euro-obligacionit nuk janë destinuar për dy vjet sepse në ribalancin në normën e depozitave nuk janë vënë ato mjete.
Sipas tij, borxhi publik i shtetit me euro-obligacionin e dhënë do të jetë nën 50 për qind, që është nën Kriterin e mastrihtit prej 60 për qind të BPV-së.
Ministri informon se këtë vit paguajnë obligime në vlerë prej rreth 180 milionë euro, të cilat do të paguhen me një pjesë të euro-obligacionit, që do të ndikojë në zvogëlimin e borxhit shtetëror, ndërsa njejtë është zvogëluar edhe huamarrja e brendshme.
Edhe njëherë potencon se edhe krahas ribalancit të Buxhetit, investimet e kapitalit janë në nivel më të lartë historik.
“Sipas situatës politike i zvogëluam projeksionet për rritje të ekonomisë prej 4 në 2,3 për qind. Pres ky projeksion të realizohet. Lëvizje pozitive kemi në raport të zvogëlimit të shkallës së papunësisë e cila është në nivel më të lartë historik nga 24,5 për qind dhe në vazhdimësi zvogëlohet”, thekson ministri i Financave Kiril Minoski në intervistë për Telegraf.mk.
