Kthimi i shtetit ligjor, Ruzhin: Varet nga zbatimi i marrëveshjes politike
Marrëveshja politike hap rrugën kthimit të Maqedonisë nga shteti partiak në shtet ligjor...

Kërkesat e LSDM-së për sundimin e së drejtës kanë kontribuar në këtë drejtim por për tu arritur qëllimi final partia e Zaev do të duhet të shtojë bashkëpunimin me gjitha forcat opozitare në vend.
Analisti Nano Ruzhin thotë se marrëveshja paraqet sinjal të mirë për zhbllokim të proceseve në shtet që Maqedonia të ec drejt demokratizimit, por gjithçka do të varej nga zbatimi i marrëveshjes.
“Përderisa ndiqen afatet atëherë mund të jemi optimist, megjithatë nëse fillohet me kërkimin e dobësive atëherë marrëveshja mund të ndërpritet dhe Maqedonia sërish mund të bie në një krizë politike. Mirë që u morrën vesh megjithatë pjesa më e madhe e obligimeve drejt rrugës së një Maqedonie më të demokratizuar I mbetet zbatimit të kësaj marrëveshje.” – tha analisti Nano Ruzhin.
Nevojën e kthimit të shtetit ligjor e ka kërkuar edhe ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Viktoria Nulland gjatë qëndrimit të saj në Shkup.
Ajo theksoi rëndësinë e punës së prokurorisë speciale si vitale për kthimin e sundimit të vërtetë të drejtësisë, llogaridhënien dhe sisitemin e pastër gjyqësor, nëse Maqedonia dëshiron që objektivat e saj euroatlantike ti shëndrojë në realitet.
Marrëveshja për tejkalimin e krizës politike u arrit javën që lam pas mes përfaqësuesve të 4 partive politike për të gjitha pikat e kontestuara, prej te kompetencat e ministrit të Punëve të brendshme , ligjit për media si dhe ndryshimeve në kodin zgjedhor për punën e KSHZ-së, lidhur me pastrimin e listës zgjedhore. (Meral Ismaili, TVM2)
